Kreu famëkeq i bandave, vdes në burg nga Covid-19

0 140

Covid-19 i ka marrë jetën në burg, kreut të tmerrshëm të kartelit meksikan Los Zetas. 45 vjeçari Moisés Escamilla May, po kryente dënimin prej 37-vjet për krim të organizuar, duke përfshirë dhe rolin e tij në ekzekutimin e 12 njerëzve në Yucatán.

I njohur gjithashtu si Gordo May (Mai i Shëndoshë), ai drejtonte grupin e quajtur “Old School Zetas”, pjesë e kartelit kriminal Los Zetas. Ai ka qenë furnitori kryesor i kokainës në Cancún, duke e trafikuar me anë të rrugëve detare nga vendet e Amerikës qendrore, në rezortin e famshëm turistik.

Arrestimi i tij erdhi në vitin 2008 bashkë me tetë njerëzit e tij. Banda konsiderohej si organizata më e fortë kriminale në zonën e Cancún. Ai konsiderohej si një i burgosur shumë i rrezikshëm dhe mbahej në burgun e sigurisë së lartë Puente Grande në Jalisco.

Leave A Reply

Your email address will not be published.