Kreu i Vatrës: Nga Grenell morëm premtime të mëdha për Kosovën

0 109

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërpreu udhëtimin e tij për në SHBA-së, menjëherë pasi Prokuroria Speciale njoftoi për paraqitjen e aktakuzave ndaj tij dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, për krime kundër njerëzimit.

Kreu i Vatrës, Elmi Berisha, në një lidhje me skype për”Ora News” nga SHBA-ja, tha takimi i ri pritet të ndodhë shumë shpejt dhe në fokus të tij do të jetë zhvillimi ekonomik. Duke folur rreth takimit online që komuniteti shqiptaro-amerikan pati me Ambasadorin Grenell, Berisha foli për premtime të mëdha nga i dërguari i posaçëm i ShBA-së për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi.

”Dje kishim një takim të mirë me Grenell, kemi marrë disa premtime të mëdha dhe jemi pajtuar me cilësinë dhe mënyrën e ndërsjelltë të bashkëpunimit mes Vatrës dhe administratës Trump. Unë dhe Vatra kemi besim të madh dhe besojmë se duke bashkëpunuar me administratën Trump shqiptarët gjithmonë do të triumfojnë dhe do të ruhet interesi i tyre. Për Kosovën,Grenell na siguroi se asnjëherë më parë Trump apo Grenell nuk kanë biseduar rreth ndarjes së Kosovës apo korrigjimit të kufijve. Është një fabrikim”.

Berisha u shpreh besimplotë që SHBA-ja do të të insistojë që Kosova të lëvizë drejt Kombeve të Bashkuara. ”Ambasadori ka një përvojë të bujshme në Kombet e Bashkuara dhe politikat ndërkombëtare. Kemi biseduar rreth planit sesi Kosova të mos pengohet nga Rusia dhe Serbia për anëtarësim në OKB. Këto janë plane të dyta pas atyre ekonomike. Shtëpia e Bardhë besoj se do të insistojë që Kosova të lëvizë drejt Kombeve të Bashkuara me mirëkuptimin e serbëve dhe rusëve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.