Kryemadhi: Bashkia Tiranë po tenton të blejnë njerëzit e LSI, më qesharakja oferta për Silva Cakën

0 286

Gjatë një takimi me të rinjtë që do të votojnë për herë të parë më 25 prill, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi teksa foli për largimet e fundit nga kjo parti, tha se drejtorët e bashkisë së Tiranës po tentojnë të blejnë njerëzit e LSI-së, ku cilësoi si qesharake ofertën për ish-deputeten Silva Caka.

”Ose më qesharakja është sesi Lali Eri fton Silva Cakën, deputeten e LSI, dmth janë këto janë banalitete që gjejnë vemje politike të cilat faktikisht Shqipëria për hir të së vërtetës e ka këtë defekt. Dhe gjithmonë duhet rigjenerimi, rifreskimi i klasës politike për të sjellë njerëz të rinj, figura të reja dhe çdo konsumim politik që vjen të cilët faktikisht i kanë dhënë kosto politike grupeve të caktuara politike apo njerëzve të caktuar. Kjo është demokracia”,- tha Kryemadhi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.