Kryemadhi: Shoqëritë e Zotos harxhuan 1.8 mln $ nga taksat tona për bileta avioni

0 172

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka denoncuar sot në një postim në rrjetet sociale, se administrata e inceneratorëve ka shpenzuar 1.8 mln dollarë nga taksat e shqiptarëve për bileta avioni.

Në videon e publikuar Kryemadhi thotë se prej vitit 2018-202, edhe pse përgjatë 2020 pandemia ishte në kulmin e saj shoqëritë e Klodian Zotos, kryen udhëtime me vlerë 186 065 607 Lekë.

“Administrata e inceneratorëve më shumë në ajër se në tokë!

1.8 milionë dollarë nga taksat e shqiptarëve janë përdorur për bileta avioni, edhe në pikun e pandemisë kur bota ishte e mbyllur!

Kjo është arsyeja pse Rama nuk i ndalon pagesat e kostove SHUMË të fryra të inceneratorëve të Tiranës dhe Fierit!

Ndiqni paranë, aty fle lepuri i korrupsionit të qeverisë!”, shkruan Kryemadhi krahas videos.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.