Kryeministri britanik: Putin duhet të dështojë

0 173

Pas futjes së masave dhe sanksioneve të ashpra ndaj institucioneve financiare të Rusisë, kryeministri britanik, Boris Johnsosn, thotë se presidenti rus, Vladimir Putin duhet të dështojë.
Nëpërmjet një postimi në Twitter ai thotë se është i vendosur të aplikojë sanksionet më të rënda kundër Putin.

“Ne e kemi izoluar më tej Rusinë nga sistemi financiar ndërkombëtar këtë mëngjes. Duke punuar me partnerët tanë dhe G7, ne jemi të vendosur të vendosim masat më të rënda ekonomike të mundshme kundër Presidentit Putin për fushatën e tij të neveritshme kundër Ukrainës. Putini duhet të dështojë”, shkruan Johnson në Twitter.

Ndërkohë më herët delegacioni ukrainas mbërriti në kufirin bjellorus për bisedime me delegacionin rus. Zyra e presidentit ukrainas tha se çështja kryesore e bisedimeve është një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e trupave nga Ukraina.

Takimi mes delegacioneve rus dhe ukrainas në kufirin me Bjellorusinë pasi palët ranë dakord dje për negociata pa parakushte.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky deklaroi gjatë një bisede me kryeministrin britanik Boris Johnson se 24 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për vendin e tij.

Ndrësa Kremlini njoftoi orën se kur do të nisin bisedimet me delegacionin e Ukrainës. Një ndihmës i presidentit rus tha se bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës pranë kufirit Ukrainë-Bjellorusi pritet të fillojnë në mesditë me orën e Moskës (04:00 ET) sipas CNN.

Leave A Reply

Your email address will not be published.