Kryeministri shkon në Lezhë te Gjergj Fishta me policë dhe dajak policor! Shoqërohet ish-deputeti

0 324

Kryeministri Edi Rama shkon në Lezhë te Gjergj Fishta me policë dhe dajak policor! Një incident ka ndodhur në përurimin e shtëpisë së Fishtës, ku përpara nisjes së aktivitetit policia është përplasur me banorët aty dhe ish-deputetin Eduart Ndocaj, i cili më pas është marrë me forcë dhe është shoqëruar në Polici.

Në kohën kur pritet të fillojë aktiviteti, deputeti është shoqëruar nga policët dhe është larguar me furgon, me pretendimin se nuk ka pasur ftesë për të marrë pjesë.

Ka qenë pikërisht Shefi i Rendit në policinë e Lezhës, Agron Qullhaj që është përplasur me zotin Ndocaj. Policia është përplasur dhe me qytetarë të tjerë të cilët po ashtu nuk i lejon të marrin pjesë.

Këtë përplasje ndodhën sepse në daktivitet se do të merrte pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Ndërkohë bëhet e me dije se edhe gazetarët janë ndaluar që të ndjekin aktivitetin.

Leave A Reply

Your email address will not be published.