”Kujdesen për tualetin dhe minifundet”/ Mimi Kodheli tërhiqet nga deklaratat

0 311

Deputetja e PS dhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli sqarons e pse tha për mësueset që nuk u del koha të jenë mësuese, pasi kujdesen për tualetin dhe minifundet. ”Nuk mund të vijë nga një grua, për më tepër e kuruar siç jam unë një koment që ju e konsideroni seksist. Nuk flas për jetën personale të mësuesve. Kam thënë se dikur ka pasur një tjetër dedikim. Nuk ka qenë ulëritëse pamja e mësueses, ka qenë ulëritës ndikimi që kanë pasur tek ne”.

Deputetja socialiste tha se deklaratat e saj kishin karakter metaforik dhe se lidheshin me mësuesin si institucion dhe jo si individ. Lidhur me mungesën e balancës së jetës mësimore me atë sociale, kur mësuesit përdoren nga politika, gazetarja Tare i kujtoi Kodhelit përdorimin e mësuesve si sfonde në takimet politike, në aktivitete elektorale, në korrupsione dhe ndikime politike.

”Kemi ngritur një sistem, aplikimi ka qenë online, ka qenë me pikëzim, besoj se kemi bërë shumë gjëra të mira dhe kemi shkëputur shumë këtë fashë të shoqërisë nga ndikimi politik”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.