Kundër shembjes së banesave, banorët e “5 Majit” bëjnë kallëzim në SPAK. Ja çfarë kërkojnë

0 183

Shqetësimin për prishjen e banesave, banorët e “5 majit” e kanë çuar edhe në SPAK.

Ditën e sotme ata kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme, pasi kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre.

Avokatja Adriana Kalaja parashtroi shqetësimet, duke arsyetuar se projekti nuk ka lidhje me rindërtimin e banesave nga tërmeti.

“Argumentuam para SPAK se aty nuk ka ndërtim për efekt të tërmetit, pasi asnjë nga banesat enë 5 maj nuk janë prekur nga tërmeti

Nuk është një projekt për interes publik. Sipas provave që disponojnë do të ndërtohen disa kulla

Marrëveshja që i është ofruar banorëve është diskriminuese e pa bazuar në ligj dhe nuk ka në konsideratë interesat e banorëve. Është një dokument që nuk prodhon efekte ligjore.

Efektet e policisë kanë qenë në kundërshtim flagrant me ligjin. Nuk mundet që me një shkresë të pabazuar në ligj ti dërgohet shkresa policisë

Ligji e përcakton qartë se duhet të ketë një vendim prishje që ne e kemi përcaktuar si shkelje flagrante.

Kemi kallëzuar edhe kryetarin e Kadastrës, pasi sipas nesh në shpërdorim të detyrës ka kthyer përgjigje negative duke i vënë para përgjegjësie banorët, me përgjigje negative se ato banesa nuk mund të legalizohen”, tha avokatja.

Po ashtu avokatja ka kërkuar nga SPAK që të merret masa e sekuestros preventive për projektin.

“Ne kemi kërkuar marrjen e masës së sekuestros preventive të projektit. Ky projekt nuk ka lidhje me projektin e rindërtimit të tërmetit. Ne i kemi kërkuar SPAK vënien e sekuestros preventive dhe pezullimin e aksionit të prishjes deri në zbardhjen”, tha Kalaja.

Leave A Reply

Your email address will not be published.