Kuvendi nuk humbet kohë, Çuçi dhe Ekonomi do të votohen sot

0 352

Pasi Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta deketori ndryshimet në qeveri, emrat e ministrave të rinj, Bledi Çuçit dhe Milva Ekonomit do të votohen sot.

Pas propozimit të Taulant Ballës edhe deputetët e opozitës kanë pranuar që të ndryshohet rendi i ditës dhe ministrat e rinj të votohen sot.

Sipas propozimit të Ballës, në rendin e ditës do të shtohen dhe 4 dekretet e Presidentit Ilir Meta, i cili ka dekretuar shkarkimin e Lleshajt dhe emërimin e dy ministrave të rinj.

Pritet që gjatë seancës Milva Ekonomi dhe Bledi Çuçi të marrin votat e deputetëve edhe më pas të marrin zyrtarisht detyrën e re.

Leave A Reply

Your email address will not be published.