Larja e gojës mund të frenojë Covid-19? Reagon OBSH-ja

0 50

Një studim nga një ekip studiuesish ndërkombëtar thotë se larja e gojës mund të shkatërrojë membranën lipide që rrethon koronavirusin “Larja e gojës mund të parandalojë zhvillimin e infeksionit Sars-CoV-2”. Kjo është ajo që del nga një studim i kryer nga ekipi i studiuesve nga Instituti i Kërkimeve të Imunitetit të Sistemeve në Universitetin e Cardiff në Mbretërinë e Bashkuar.

Ekipi ndërkombëtar i studiuesve, virologë dhe specialistë nga Universitetet e Nottingham, Kolorado, Otava, Barcelona dhe Instituti Babraham i Kembrixhit që morën pjesë në studim – pretendojnë se larja e gojës mund të dëmtojë patogjenin dhe të zvogëlojë nivelet e infeksionit vetëm në fazën e fillimit të sëmundjes. Eksperimentet me provë dhe teste klinike, kanë treguar që disa produkte që përdoren zakonisht për higjenën orale përmbajnë substanca virucidike.

Oksiduesit si klorheksidina, kloruri cetilpyridinium, peroksidi i hidrogjenit dhe povidon-jodi, që kanë aftësi të shkatërrojnë membranën lipidike që mbështjell virusin duke parandaluar atë të përsëritet brenda gojës dhe në fyt, gjatë fazave të hershme të infeksionit.

Përgjigja e OBSH-së

Organizata Botërore e Shëndetit ka shprehur skepticizëm të qartë për rezultatin e hulumtimit. “Nuk ka asnjë provë që larja e gojës na mbron nga infeksioni i virusit”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.