Lavrov: Lufta e tretë Botërore me armë bërthamore do të ishte shkatërruese

0 219

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha këtë të mërkurë se nëse do të ndodhte një Luftë e tretë Botërore, ajo do të përfshinte armë bërthamore dhe do të ishte shkatërruese për njerëzimin, njofton agjencia e lajmeve RIA.

Lavrov deklaroi gjithashtu se Rusia e nisi atë që e quan një “operacion special ushtarak kundër Ukrainës” javën e kaluar, pasi do të përballej me një “rrezik real” nëse Kievi do të dispononte armë bërthamore.

Leave A Reply

Your email address will not be published.