Lavrov: Shqiptarët në Kosovë u lejuan të shpallin pavarësinë, rusët në Ukrainë jo

0 199

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë një konference për shtyp pas takimit me homologun e tij ukrainas ka folur edhe për Krimenë e krahinat e tjera separatiste.

Ministri rus e krahasoi çështjen e Krimes dhe krahinave separatiste me Kosovën.

Sipas tij, lufta në Ukrainë po ndodh për shkak të sjelljes së ndryshme të Perëndimit në vende të ndryshme të Europës.

“Kur Kosova shpalli pavarësinë, Perëndimi e duartrokiti. Por pse shqiptarët lejohen ta bëjnë këtë, dhe rusët në Ukrainë jo? Shqiptarët u lejuan të punojnë në këtë drejtim nga Perëndimi”,- tha Lavrov.

Leave A Reply

Your email address will not be published.