Libri historik për Durrësin/Sipërmarrësi Lorenc Goga: Ky qytet nuk duhet të identifikohet me tulla dhe beton, por me kulturën dhe qytetarinë

0 334

Autori Bashkim Kadiu ka promovuar sot në Durrës librin historik “Vlerë e Jetuar”, i cili përmbledhë në disa vëllime figurat historike dhe personazhe më të njohura të qytetit të Durrës. Në ceremoninë e promovimit të librit merrte pjesë Presidentit i Republikës, Ilir Meta, historianë, intelektualë dhe qytetarë të Durrësit. Sipërmarrësi i suksesshëm shqiptaro-italian, Lorenc Goga, pasardhës i një prej familjeve më të njohura të Durrësit, i pranishëm në këtë aktivitet foli për vlerat që sjellin për brezin e ri të durrsakëve botime të tilla me karakter historik.

Goga u shpreh se libri na detyron të hedhim sytë pas në kohë, kur Durrësi nuk identifikohej si sot me betonin dhe tulla, por me qytetarinë dhe kulturën. “Ky libër ngjall të lexuesit dëshirën për të jetuar qytetin si komunitet. Qyteti jonë nuk është pasqyruar si një bashkësi tullash dhe betoni të mbledhura aty në mënyrë okazionale, imazh që për fat të keq jemi mësuar t’ja bashkëlidhim Durrësit këto vite të fundit, por përkundrazi Durrësi këtu merr një tjetër rëndësi, që është ajo e një qyteti plotë vitalitet, një qyteti plotë shpirt dhe një qyteti plotë identitet”,- tha Goga.

Duke përmendur emra të personazheve të njohura të Durrësit që përmend në libër, Lorenc Goga u shpreh se veprat dhe puna e tyre janë një testament qytetarie që të rinjtë duhet ta kthejnë në realitet. “Mendoj se ka ardhur koha, sidomos për ne të rinjtë, të mbajmë më shumë përgjegjësi për qytetin duke ndërrmarrë sa më shumë nisma duke ringritur qytetin tonë aty ku meriton dhe duke respektuar kështu amanetin e paraardhësve tanë”,- tha Lorenc Goga.

Fjala e plotë e sipërmarrësit Lorenc Goga 

Dua të falënderoj Kadiu i cili më ofroi këtë privilegj të jem i pranishëm në një hapësirë të dedikuar librit “Vlerë e Jetuar”, volumi i fundi i një kolane të çmuar për qytetin e tonë. Shpresoj që në vazhdim të vijosh me këto publikme. Ndjehem shumë i lumtur që jam sot këtu si një përfaqësues i një familje të vjetër Durrsake, si familja Goga dhe shikojë praninë time si një mundësi të çmuar për të nënvizuar kontributin e kësaj familje në qytetin tonë.

Jam i sigurt që gjyshi im Vlash Goga me vëllain e tij Thoma Tom Goga, emrin e të cilit mban dhe babai im do të jenë duke na parë atje lartë me krenari. Kur fillova të lexoja volumin “Vlerë e Jetuar” mu krijua një ndjesi shumë ë veçantë, mu duk sikur po bëja një ecje në “Vollga”, në një mbrëmje qershori nga ato të viteve më parë, atëherë kur shëtisje dhe takoje shumë qytetarë durrsak. U ndjeva përsëri pjesë e një qyteti dhe komuniteti i cilin ndan me krenari të njëjtat vlera dhe padyshim të njëjtën histori të lavdishme.

Ky libër ngjall të lexuesit dëshirën për të jetuar qytetin si komunitet. Qyteti jonë nuk është pasqyruar si një bashkësi tullash dhe betoni të mbledhura aty në mënyrë okazionale, imazh që për fat të keq jemi mësuar t’ja bashkëlidhim Durrësit këto vite të fundit, por përkundrazi Durrësi këtu merr një tjetër rëndësi, që është ajo e një qyteti plotë vitalitet, një qyteti plotë shpirt dhe një qyteti plotë identitet.

Në këtë volum gërshetohen rrjedhshëm histori të qytetarëve tanë, nga kompozitor te shkrimtar, nga profesionistë të ndryshëm tek sportistë me vlera. Dua të theksoj që ndjeva një lumturi të madhe kur gjeta të pasqyruar në këtë volum edhe disa njerëz të shquar durrsak si; Karlo Gashi, Xhaferr Qesja, Xhod Beja me familjet e të cilëve jam shumë i lidhur. Gjë që nënvizon se genet durrsake nuk gënjejnë dhe sesa garanci japin për një të ardhme të suksesshme.

Z. Kadiu, në këndvështrimin tim, dëshiron të na kujtojë nëpërmjet këtij libri vlerën dhe rëndësinë e fjalës qytet, në konceptin me perëndimor dhe europian që është ai i të jetuarit së bashku, i takimeve nëpër sheshe, i vlerës së hapësirës së përbashkët si kundërshtim i fanatizmit dhe individualizmit të hapësirës private. Durrësi i përket qytetarëve të tij, ashtu siç këta qytetarë i përkasin thellësisht Durrësit

Shpresoj që iniciativa të tilla, si kjo e z. Kadiu dhe takime si ky i sotmi të mos ngelen enevnimente të rralla dhe të izoluara. Mendoj se ka ardhur koha, sidomos për ne të rinjtë, të mbajmë më shumë përgjegjësi për qytetin duke ndërrmarrë sa më shumë nisma duke ringritur qytetin tonë aty ku meriton dhe duke respektuar kështu amanetin e paraardhësve tanë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.