Ligji për kanabisin, Braimllari: Debati i vetëm, ringritja e ekonomisë

0 58

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, thotë se debati i vetëm që duhet bërë në këto momente është ringritja ekonomike e vendit. Ndër të tjera, ai tha se kostoja e jetesës është shumë e lartë në raport me situatën në të cilën ndodhemi, sepse pandemia e thelloi edhe më shumë. ”Sot të gjitha energjitë duhet të fokusohen në ringritjen e biznesit, duke i ndihmuar shteti, duke krijuar lehtësira fiskale e të tjera me radhë, me qëllim që ekonomia të ringrihet dhe shqiptarët të kenë mundësi punësimi. Është thelluar më tej kriza ekonomike me këtë pandemi për shkak të masave që nuk mori në kohën e duhur Edi Rama dhe do vazhdojë të thellohet më tej nëse kjo qeveri nuk vepron”,-tha për ”ora news”.

A gjykoni se kjo nisëm duhet shtruar së paku për debat dhe si jeni për ta kaluar në ligj një nisëm të tillë?

E para, unë gjykoj që në këto momente debati i vetëm që duhet bërë ka të bëjë me ringritjen ekonomike të vendit. Ky është debati më madhor që duhet të bëjë qeveria, opozita dhe qytetarët. Pra sot të gjitha energjitë duhet të fokusohen tek ringritja e ekonomisë, te një plan afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë për të dalë nga kjo krizë e rëndë ku e futi vendin Edi Rama me qeverinë e tij korrruptive klienteliste, e thelloi dhe më tej duke mos marrë masat e duhura në kohën e pandemisë.

Ky është problemi i madh që kanë sot shqiptarët. Pra sesi të dalim nga ky problem i madh ekonomik, apo nga kjo krizë e thellë e ekonomisë. Sesi shqiptarët të kenë mundësi të kenë paga më të larta, të kenë mundësi punësimi, me qëllim që të përballojnë koston e jetesës.

Kostoja e jetesës është jashtëzakonisht shumë e lartë në raport me pagat që qytetarët marrin. Kostoja e jetesës është shumë e lartë në raport me këtë situatë në të cilën ndodhemi, sepse pandemia e thelloi edhe më shumë këtë situatë, për shkak të mos marrjes së masave nga ana e qeverisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.