Luhatja e shifrave të Covid-19, epidemiologu: Jo çudi, klinika është zbutur

0 45

A ka në realitet rrezik potencial kur rihapja është pothuajse e plotë dhe druajmë se shoqëria i është kthyer rutinës? Epidemiologu Ilir Alimehmeti, thotë se gjasat janë që rastet do të zhduken dhe kështu do ta harrojmë këtë pandemi.

“Ende nuk e kemi harruar, kemi akoma raste edhe pse sporadike. Gjasat janë që rastet do të zhduken dhe kështu do ta harrojmë këtë pandemi. Kemi harruar edhe epidemi të tjera më parë. Pandemitë kanë tendencën të harrohen dhe të rikthehemi te sjelljet e mëparshme”.

A ka rrezik për një valë të dytë?

“Potenciali i valës tjetër është gjithmonë i pranishëm, nuk mund ta përjashtojmë. Nga pikëpamja e tanishme vëmë re se shifrat qëndrojnë të vogla. Pjesa e Durrësit është e lidhur me një vatër, atë të fasonerisë. Nuk ka një çudi që po na ndodh. Numrat në spital janë në rënie të vazhdueshme, vetëm 3 janë në terapi intensive, raste të vjetra. Po bëhen 3 javë që nuk kemi asnjë vdekje. Ka gjasa që klinika është zbutur. A do të vazhdojë kështu? Na mbetet të shohim javët në vijim”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.