Mafia shtetërore dhe mediatike e Covid-19!

0 148

Nga Kreu i Partisë Shqiptare Atdheu, Kreshnik Osmani

Portalet sot kanë njoftuar për ndarjen nga jeta të Artur Ndreut, ish-punonjës (shofer) i makinës në Shërbimin e Urgjencës së Tiranës. Në lajm thuhet gjithashtu se i ndjeri paska qenë me Covid-19 dhe i ka rënë atak sa ka dalë nga shtëpia.

Këtu ka disa paturpësi të mëdha të cilat njerëzit duhet t’i dinë:

1-I ndjeri ka vdekur dje dy metra pranë meje sepse unë kam rastisur dje në një vend me të.

2-Nuk e filmova dhe as e fotografova sepse nuk dua të përdor kësoj ngjarjesh për klikime. I thashë gruas time, shiko kur ta nxjerrin nesër që ka vdekur prej Covid-19.

3-I ndjeri ka qenë duke shëtitur dorë për dore me të bijën, e cila nuk i ndalte britmat dhe ulërimat nga befasia e asaj çfarë i ndodhi babait të saj. Kjo tregon qartë se vajza nuk ka qenë e paraprëgatitur psikologjikisht apo emocionalisht për ndonjë infektim të babait të saj të “sëmurë”.

4-Një i infektuar me Covid-19, nuk vishet sportiv dhe del për të bërë vrap, apo ecje me atlete me pantallona të shkurtra dhe me vajzën dorë për dore dhe të zhytet në mes të njerëzve, pasi paska qënë pushim gjoja për t’u vetëkarantinuar.

5-Një njeri i infektuar me Covid-19, nuk ka fuqi të shëtisë si sorkadhe, nëse zemra e tij ka ndaluar për shkakt të infektimit me Covid-19, por presupozohet të jetë në shtrat të paktën disa minuta apo disa orë para vdekjes. Një të infektuari a-simptomatik me korona, mundesh t’i rrasësh 200 sëmudje, fare pa e patur asnjërën prej tyre dhe ta shpallësh të vdekur prej Covid-19, por këtë nuk e vërteton dot askush për rrjedhojë duke qenë se burimi i lajmit është e njëjta qeveri me të njëjtën mafie mjekësore që mashtron për llogari të saj, lajmi është një rrenë e madhe.

6- Lajmi që nuk thuhet është që i ndjeri ka qenë i vdekur para se të vijë ambulanca që desh 30 minuta të vinte.

7-Lajmi që nuk thuhet është që ambulanca rrangallë që sollën për të marrë të ndjerin nuk solli asnjë ndihmë, por solli një thes të kuq dhe dy çuna qe e ngarkuan për ta çuar në ambulancë, ku nuk kishte as oksigjen dhe asnjë ndihmë të shpejtë. Ambulancë për qentë e bashkisë mund të ishte, por për njerëz jo.

8-Po të ishte i ndjeri me Covid-19 vajza e tij nuk do të lejonte njerëzit ti jepnin frymëmarrje artificiale nga goja në gojë sepse do tu thonte babai ka qenë i infektuar, do të infektoheni edhe ju.

9-Mjaft mashtruat me statistikat krijesa imorale, ju ka dalë boja përfundimsiht.

10-Jeni djalli vetë, ju dhe ata që kanë shkruar manualet e mashtrimit dhe të shpartallimit të racës njerëzore. Jeni satanistë që urreni njerëzimin dhe Zoti e shpëtoftë njerëzimin prej jush, sepse njerëzit janë të dorëzuar dhe të droguar prej propagandës së sistemit!

I vetmi lajm që nuk thuhet është se na doni të vdekur dhe që te vetmit që doni të mbeten gjallë janë skllevërit tuaj dhe të sistemit, që keni projektuar t’i kontrolloni si djaj! Ngushëllime familjes për humbjen e të dashurit të tyre!

Leave A Reply

Your email address will not be published.