Masakrimi i motrave nga Përparimi dhe krimet çnjerëzore ndër vite mes tyre. Lidhjet dhe shitja e 10 fëmijëve

0 343

Kjo ngjarje është një triller, një histori e frikshme dhe monstruoze. Detajet e frikshme dhe tronditëse nga vrasja e motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bradhi në Tiranë më 1 janar, nga 59-vjeçari Përparim Ademi, nuk kanë të mbaruar. Pesë ditë nga krimi i rëndë, janë publikuar informacione të rënda, kriminale dhe dikush nga opinioni publik mund të thotë se kemi të bëjmë me një ngjarje që i kalon nivelet e një ”organizatë kriminale”, pasi përflitet edhe për trafikim fëmijësh. Është raportuar se me motrat Zhaneta dhe Kristina, Ademi ka pasur marrëdhënie, nga ku kanë ardhur në jetë fëmijë dhe janë shitur në Selanik të Greqisë. Nëse vërtetohet kjo akuzë, lind pyetja se ku është shteti? do të pyetet sesi është e mundur që këto fëmijë janë trafikuar nga njerëz të thjeshtë, apo Përparimi bënte pjesë në ndonjë organizatë të trafikimit të fëmijëve?

Përparimi i vrau motrat, Adriana bën rrëfimin tronditës: Janë shitur mbi 10 fëmijë, i përdori për prostitucion

Motra e dy viktimave, Adriana ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live” ku ka bërë deklarata të forta ndaj autorit të krimit të rëndë. Sipas saj, janë shitur mbi 10 fëmijë të motrave të saj, dhe se Përparimi i ka dërguar në Selanik për prostitucion.

”Motra e madhe e ka njohur në fillim Përparimin. Pas asaj kanë bërë këtë vajzën dhe ai nuk i ka dhënë atësinë. Në fillim mori motrën e madhe, e nxori në rrugë si prostitutë dhe pas një viti ka ardhur e ka marrë motrën time të voglën te babai, ka qenë 15 vjeçe. Babai im i tha se do të të denoncoj, kur i tha se do të denoncoj i tha se i kam vajzat në Tiranë, janë të sëmura dhe të kërkoj që të vish ti. E ka çuar në mal të Dajtit dhe e ka kërcënuar me thikë. Nëse ti më denoncon, do të shuaj si familje. E mori motrën e vogël dhe e çoi në Selanik. I linte shtatzënë dhe i detyronte që t’i shisnin. Janë shitur mbi 10 fëmijë.

Dy motrat e mia, ka qenë edhe e shoqja e tij në Greqi. Edhe gruaja e tij ka ngelë shtatzënë dhe e kanë shitur fëmijën. Kjo pasi nuk u dilnin lekët që të mbaronin vilën. Motrën e madhe e la, pasi nuk bënte më fëmijë. Kur ngeli motra e madhe shtatzënë në fillim nuk pranoi ta shiste, ai e ka varur me tel në fyt. Ka bërë shumë gjëra, kanë ardhur motrat të nxira. I ka thyer motrës së madhe edhe këmbën, shumë tortura. Neve nuk na ka lënë motra jonë e madhe, nuk na lejohej që të bënim ne denoncim. Ato vetë nuk e bënë asnjëherë hapin”.

Djali i Përparimit në lidhje me motrën e dy viktimave

Një tjetër dëshmi e fortë është edhe ajo e djalit të Përparimit. Kristo Tela, djali i Përparim Ademit dhe Vjollca Telës ka zbuluar përpara grupit hetimor se është i dashuri i motrës së dy viktimave. Në dëshminë e tij pas vrasjes së 31 dhjetorit 2020, Kristo Tela ka thënë se ai është në lidhje dashurie me Anxhela, motra e dy viktimave, e cila gjithashtu e informoi për vrasjen e të atit.

“Më datën 31.12.2020 rreth orës 10:15 më ka telefonuar e dashura ime Anxhela, që është motra e Zhanetës dhe e Kristinës, e cila duke qarë dhe bërtitur më ka thënë hajde shpejt se babi jot ka vrarë Verën dhe Zhanin. Ndërkohë që më ka telefonuar e dashura ndodhesha në shtëpi dhe u nisa menjëherë me një makinë të rastit. Së bashku me të dashurën time Anxhelën kishim planifikuar që ta kalonim bashkë natën e Vitit të Ri me dy motrat Zhanetën dhe Verën që njihet ndryshe dhe si Kristina. Pasi arrita në shtëpinë në katin e tretë kam parë Zhanetën dhe motrën e saj të vrarë dhe erdhi policia e s’kisha çfarë të bëja. Mora mamin dhe u larguam për në shtëpi”,-thotë ai në dëshmi.

Motra e dy viktimave nuk ka folur në dëshminë e saj për lidhjen e dashurisë me Kristo Telën. Ajo ka akuzuar Përparim Ademin si abuzues me të dyja motrat, ndërsa shton se ato ishin në lidhje dashurie prej kohësh me të.

”Motrat e mia kanë patur marrëdhënie me autorin me të cilin kanë patur dhe fëmijë në kohë të ndryshme. Motra Kristina Bardhi jetonte në Greqi dhe ishte kthyer në Shqipëri për festat e fundvitit në shtëpinë e Zhanetës. Debatet nisën me datën 25.12.2020 në një drekë familjare ku Përparimi ka debatuar me një shtetas tjetër që ishte i ftuar nga motrat dhe që quhej Altin. Kur vajta më datën 30 Dhjetor në shtëpinë e motrave pashë që Zhaneta ishte shumë e shqetësuar dhe ka mësuar se Përparimi e kishte marrë në mëngjes me dhunë, e kishte çuar në rrugën e Elbasanit ku ishte kërcënuar nga ky i fundit i cili e kishtë qëlluar me armë në afërsi të dy këmbëve duke e kërcënuar. Më pas ka mësuar se Përparimi e kishtë përdhunuar në një hotel pranë 21 Dhjetorit”,-ka thënë ajo.

Gruaja liberale e Përparimit, dy motrat e vrara s’i kursenin as pëlqimet në rrjetet sociale

Historia dhe krimi ndër vite mes Përparim Ademit dhe motrave të ndjera, Kristina dhe Zhaneta, të vrara nga ky i fundit kanë shokuar opinionin publik. Vjollca është gruaja e 59-vjeçarit që ekzekutoi paraditen e 31 janarit dy të dashurat e tija, motrat Kristina dhe Zhaneta. Ajo që vihet re në fotot e Vjollcës është se edhe dy viktimat, Kristina dhe Zhaneta nuk i kursenin pëlqimet.

Kërcënohet gruaja e Përparim Telës: Kam frikë të jetoj në shtëpi, më rrahën vajzën shurdhmemece

Vjollca Tela, bashkëshortja e autorit ka deklaruar përpara mediave se është kërcënuar nga tre persona me maska në orën 5:30 të mëngjesit. Ajo thotë se i kanë dhunuar e nxirë nga këmbët vajzën e saj shurdhmemece dhe se ka frikë të jetojë në shtëpi pasi do ta vrasin. Ajo ka kërkuar mbrojtje nga shteti duke deklaruar se i njihte viktimat, kishte shkuar me pushime me to dhe se ka pranuar lidhjen e bashkëshortit të saj për hir të familjes që ka. Gruaja tha se familjen po e kërcënojnë pasi dua të marrin shtëpinë, duke mohuar çdo akuzë në drejtim të saj.

Fëmijët tuaj kush i ka kërcënuar?

Nuk e di . M’i kanë ardhur gocës tre veta, burri e bëri ta paguajë aty ku është , kam kërkuar e lanë bërë copë fëmijën nga këmbët, dua mbrojte nga shtëpia se unë nuk dua të rri më në shtëpi, kam frikë shumë.

A keni trafikuar ju ndonjë fëmijë?

Nuk janë të vërteta akuzat. Jo, asnji. Ata duan këtë shtëpi, unë kam pasur hyrje dalje me ta.

E dinit që burri juaj ka pasur marrëdhënie me të, e keni pranuar?

Po e dija, e kam pranuar mos me prish familjen time.

Keni një koment për këtë ngjarje të rëndë?

Unë e di se burri im e bëri vrasjen. Unë nuk e shtyva burrin. Unë kam jetuar me ata, edhe kam fjetur me ta. E njoh Bashkimin, vëllanë e tyre, para disa ditësh më solli perdet. Ngjarjen e mora vesh pasi kam marrë çunin e Zhanit në telefon. Nuk e mendoja kurrë se do ta bënte. Asnjëherë nuk kanë pasur zënka. Unë kam tre fëmijë.

Si e more vesh këtë ngjarje?

Kam marr çunin e Zhanit e mora në telefon.

Mendoni që bashkëshorti juaj mund të bënte diçka të tillë? Çfarë njeriu ishte?

Asnjëherë në botë, njeri më të mirë s’kishte. Nuk kanë pasur zënka. Gjendja psikologjike e tij asilloj gjëje.

Do të largoheni nga këtu nëse nuk merrni mbrojtje?

Do të largohem patjetër. Na rrezikohet jeta, po mbyllim derën.

Ju ka marr në mbrojtje policia?

Po, nga policia erdha.

Çfarë deklaruat në polici?

Për mbrojtjen time, për familjen time. Patëm kërcënime, të gjithë ata atje. Tre çuna me maska kanë ndaluar rrugës vajzën që është shurdhmemece. Burri im e bëri, le të marrë dënimin si duhet. Mua më vjen keq edhe për ato të dyja, kam jetuar 30 vite me to.

Leave A Reply

Your email address will not be published.