Matura Shtetërore/Në Korçë merren masat, ja çfarë po ndodh

0 30

Si në të gjithë Shqipërinë edhe në Korçë po merren masat për provimet e maturës. Rreth 1 mijë maturantë në Korçë do të rikthehen në bankat e shkoillës më 18 maj, kjo për të zhvilluar përgatitjet para provimeve të maturës. Drejtuesit e institucioneve arsimore po marrin të gjitha masat për të garantuar shëndetin e nxënësve por edhe të stafit.

”Qëndrojnë minimalsht 1.5 metra larg, dhe në ambjenetet tona do ketë maksimumi 12 nxënës. Në qoftë se kishim 6 klasa tani do kemi 18 klasa dhe çdo shkollë e bën këtë kapacitet. Aty ku nuk e erealizojmë do shkojnë në shkollat pranë. Nxënësit e dinë se do bëjnë 4 orë mësim në ditë. 3 të detyruara që janë, gjuhë dhe letërsi shqipe, matematikë, gjuha angleze dhe e katërta është lëndë me zgjedhje”.

Në qarqet Korçë, Elbasan dhe Berat të cilat i përfshin Drejtoria Rajonale të Arsimit parauniversinar në Korçë janë rreth 6,603 maturantë të cilë do t’i nënshtrohen procesit mësimor nga 18 maji deri më 5 qershor.

Leave A Reply

Your email address will not be published.