Maturantët përfundojnë vitin shkollor, nisin provimet e maturës

0 12

Klasat e 12 përfunduan këtë të premte 15 orës e përsëritjes. Pas mbylljes së institucioneve arsimore për shkak të koronavirusit, maturantët ishin të vetmit që u rikthyen në bankat e shkollës për 3 javë nga 18 maji deri në 5 qershor që të zhvillonin konsultime mbi njohuritë e fituara nga mësimi në distancë.

Me rregulla të reja nxënësit duhet të zhvillonin mësim në klasa a me jo më shumë se 12 nxënës dhe me maska e doreza. Këto masa në ditën e fundit të mësimit nuk zbatoheshin nga të gjithë. Konsultimet besoj se na ndihmuan që të dalim sa më mirë në provimet e maturës. Jemi pak të stresuar, se përcaktojnë vazhdimësinë e jetës. Edhe masat e reja na stresojnë pak. Nuk e dimë si do shkojë.

Të hënën klasat e 12-a nisin provimet e maturës. Nga 8 qershori deri në 18 qershor mbi 31 mijë maturantë do i nënshtrohen 4 testeve në lëndën e gjuhës së huaj, gjuhës shqipe dhe letërsisë, matematikës dhe lëndës me zgjedhje. Për maturën e parë që po zhvillon provimet në kushtet e pandemisë së koronavirusit, Ministria e arsimit ka hartuar një rregullore të posaçme.

Një ditë para ditës së provimit është drejtuesi i gjimnazit që konfirmon në zyrat vendore arsimore se mjedisi mbush kushtet higjieno sanitare e të distancimit fizik. Ambjentet duhet të jenë të dezinfektuara dhe të ajrosura. Ndërsa para fillimit të provimit në orën 10, përcaktohet në udhëzim, maturantëve do t’u matet temperatura, do të higjienizojnë duart si dhe do të pajisen me maska dhe doreza.

Leave A Reply

Your email address will not be published.