Mblidhet Kolegji i Kryetarëve të PD-së, çfarë pritet të ndodhë nesër në selinë blu

0 165

Ditën e nesërme mblidhet Kolegji i Kryetarëve të Partisë Demokratike. Lajmi është bërë i ditur nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në orën 16:00 në selinë e PD-së. Mbledhja do të ketë në fokus diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombëtar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”.

MESAZHI I BARDHIT
Të nderuar Kryetarë,
Nesër, datë 12 Janar, ora 16:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”, që nuk u realizua dot për shkak të dhunës në datën
8 Janar. Në mbledhje merr pjese edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar, propozuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do ti nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë.

Me respekt,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi

Leave A Reply

Your email address will not be published.