Çuditë nëpër botë nuk kanë të sosur. Futbolli në Holandë do të rikthehet në shtator dhe madje me tifozë, por me disa kushte. Kryeministri Mark Rutte ka befasuar me kërkesat e tij gjatë një konference për shtyp. Tifozët sipas tij, do të jenë në një numër të reduktuar, që të respektohet plotësisht distancimi social. Masa më e çuditshme është se tifozët do ta kenë të ndaluar të këndojnë për të mbështetur skuadrën e zemrës. Ata munden të duartrokasin apo fërshëllejnë.