Mbyllje në shtëpi që në orën 20:00, mësim online për shkollat e mesme në 10 qytete

0 349

Siç ishte edhe parashikuar, ora policore nis në 20:00 deri në 06:00, kjo për një periudhë deri më 25 shkurt 2021. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve, theksoi se këto dy javë janë vendimtare për parandalimin e përhapjes së virusit, ku theksoi se task forca do të jetë 24 orë në terren. ”Task-Forca do të jetë 24 orë në terren për të monitoruar zbatimin e masave. Dy javët e ardhshme janë vendimtare. Janë dy javë ku zinxhirit të infeksionit duhet ti vënë përballë zbatimin e zinxhirit të solidariteti mes nesh. Në piramidën e të drejtave shëndeti ka qenë në majën e kësaj piramide. Tre janë fjalët kyçe. Ne duhet të mbështetim mobilizim, respekt, përkushtim. Është një luftë që po vazhdon dhe zinxhirin e infeksionit do ta këpusim nga zinxhiri i solidaritetit”,-tha ministrja.

Manastirliu tha se nuk do të ketë tolerime për shkelësit, por tha se nuk mund të kemi një polic për çdo qytetar. ”Nuk do të kemi asnjë tolerancë për ata të cilët nuk zbatojnë rregullat e miratuara prej muajsh tashmë, qofshin baret, restrante apo të tjera, për të cilat kemi përcaktuar të gjitha parametrat e sigurisë që duhet të plotësojnë. Por duhet të kuptojmë se nuk mund të kemi një qytetar, një polic që t’i thotë shiko se po gabon, apo një inspektor në çdo biznes. Nuk e kemi dot, nuk e ka asnjë vend në botë”.

10-të shkolla të mesme në vendin tonë, do të mbyllen dhe mësimi do të bëhen online. ”Shkollat e mesme në zonat e rriskut, Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamzë do të kalojne online. Sezoni i provimeve për universitetit rekomandohet të zgjatet, kombinim online dhe në auditor i provimeve”,-tha ministrja e Shëndetësisë.

Pasi i bëri thirrje qytetarëve që të mbajnë maskë, shefja e Infektivit, Najada Çomo tregoi se ka pasur një formë të rëndë te moshat e reja, ku janë regjistruar edhe humbje jete. ”Forma të rënda të moshave të reja, shoqëruar dhe me humbje jete, fluksi është i përballueshëm, por i shtuar nga ana numerike dhe unë bëj thirrje që këto masa janë të detyrueshme. Në terapi intesive është shtuar numri i pacientëve të shtruar dhe theksoj që është i përballueshëm fluksi, por ka një gjë që ne garantojmë punën tonë, por stërmundimi i bluzave të bardha, popullata shqiptare mund t’i përgjigjet vetëm me respektimin e masave sepse jemi për të mbrojtur shëndetin, do punojmë me çdo kusht deri kur të kemi pacientin e fundit, por popullata duhet të na ndihmojë”, tha Çomo. Nga ana tjetër, ajo shtroi se këta të rinj janë pa sëmundje kronike. ”Janë persona pa sëmundje kronike, tashmë janë mosha të reja që janë nuk kanë sëmundje kronike, pra ka një ekspozim të lartë”.

Gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve, shefja e ISHP-së, Albana Fico ka rekomanduar punën online, aty ku është e realizueshme. Për të respektimi i masave është parësor, kështu që çdo punë që mund të bëhet online, le të vazhdojë në atë mënyrë. Nga ana tjetër, Fico shtoi se tre janë pika të rëndësishme, duke parë që është shtuar me shifra të larta prekja e të rinjëve nga Covid-19, e që janë: mësim online, distancim social dhe mbajtja e maskës. ”Fakti që marrja e vendimeve tejet të vështira për autoritetet ka të bëjë me faktin që ne kemi masa, respektimi i të cilave është parësor. I kemi provuar sa herë janë ndjekur, janë respektuar. Duhet të jemi të qartë që respektimi i masave, punës online aty ku duhet. Mësim online, distancim social dhe mbajtja e maskës”.

Specialistja e ISHP, Silva Bino foli edhe për mutacionet e reja të Covid-19. Sipas saj, tashmë janë dërguar në Britaninë e Madhe 50 mostra që dyshohen se janë mutacione të virusit. ”Janë 50 monstra që janë dërguar në Britaninë e Madhe. Janë mostra të përzgjedhura nga riinfeksionet, nga ato që ne kemi dyshuar, së bashku edhe me disa laboratorë privatë pasi kemi network-un në mënyrë që mbulohet i gjithë vendi, që kemi dyshuar se mund të kenë mutacion. Të dyja llojet e mutacioneve mund të jenë prezente. Qoftë ai i Mbretërisë së Bashkuar, qoftë ai i Afrikës së Jugut. Nga pikëpamja epidemiologjike, riinfektimet, shtimi i moshave të reja dhe elementë të tjerë, për shembull edhe shtimi i rasteve të rënda edhe te fëmijët, është një element shumë i rëndësishëm”.

Manastirliu tha se qeveria ka siguruar vaksina për 800 mijë qytetarë. Nga ana tjetër, ministrja nënvizoi se data 15 shkurt, do të jetë dita e ardhjes së vaksinave. ”Vaksina e Pfizer, dhe një seri vaksinash të tjera, janë vaksina me dy doza. Qeveria shqiptare ka siguruar përmes kontraktimit me Pfizer dhe Covax, vaksina për 800 mijë qytetarë shqiptarë, ku përfshihen kategoritë e riskut. Është një plan vaksinimi, që përmban grupet e riskut. Ne kemi filluar me ata që janë në vijën e parë të luftës kundër infeksionit. Kemi vijuar dozën e dytë për personelin që u vaksina në fillim të janarit. Po rrisim dozat e vaksinimit dhe brenda shkurtit do të kemi dozat e reja të vaksinës nga Pfizer. Data 15 shkurt do të jetë dita e ardhjes së vaksinave. Parashikohet një kalendar i ardhjes së vaksinave në ditët dhe në javët në vijm”.

Masat e marra nga Komiteti Teknik i Ekspertëve

-Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania) për një afat 14 ditor, duke filluar nga dita e enjte, datë 11 shkurt-25 shkurt.

-Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes-06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery), duke filluar nga dita e enjte, datë 11 shkurt-25 shkurt.

-Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 11 shkurt-26 shkurt.

-Sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet anti-covid.

Leave A Reply

Your email address will not be published.