Media shtetërore ruse pasqyron programe propagandistike: Ukrainasit po na vrasin e torturojnë civilët në kufi

0 163

Televizioni shtetëror rus ka nisur shfaqjen e programeve propagandistike. Ata pretendojnë se nacionalistët ukrainas, janë gati të masakrojnë rusët në lindje të vendit, e këtë, analistët botërorë po e shohin si një pretekst.

Dmitry Kiselyov, një propagandist i shquar shtetëror i njohur shpesh si ‘zëdhënësi i Putinit’, përdori emisionin e tij të lajmeve të së dielës për të shpërndarë pretendime të pabazuara se Ukraina ka ‘torturuar dhe vrarë egërsisht’ mijëra civilë në rajonin e Donbasit.

Në një segment të titulluar ‘ata po përgatiten të vrasin’, ai paraqiti gjithashtu një intervistë me një luftëtar separatist në rajon, duke paralajmëruar se nacionalistët ukrainas kanë kërcënuar se ‘do t’ju vrasim të gjithëve”.

Një metodë e tillë u përdor edhe në vitin 2014, kur Kremlini përdori propagandën për të justifikuar mësymjen. Tashmë mendohet se janë 148,000 trupa ruse të grumbulluara në kufij ,të mbështetur nga mijëra tanke dhe artileri të rëndë. Një shef ushtarak rus ka deklaruar se marina është gati të qëllojë nëse evienton ndonjë anije të huaj në ujërat territorial të vendit.

 

 

Së shpejti pritret një raund i ri bisedimesh diplomatike midis liderëve evropianë që synojnë të parandalojnë një sulm të mundshëm rus.

Putin nga ana tjetër po vazhdon të kërkojë që Ukrainës t’i ndalohet ndonjëherë anëtarësimi në NATO dhe që aleanca të tërheqë forcat nga ish-shtetet sovjetike, diçka që NATO e ka përjashtuar kategorikisht.

Leave A Reply

Your email address will not be published.