Mediu për ”KJ”: Rama nuk do lista të hapura por qënie politike që ti binden

0 416

Këtë të enjte në Kuvend, kryeministri Edi Rama ”sulmoi” opozitën vetëm pse kjo e fundit, përmes një letre për kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi kërkoi që të miratohet pa asnjë ndryshim marrëveshja e arritur për Kodin Zgjedhor.

Në një prononcim për ”Koha Jonë”, kreu i PR-së, Fatmir Mediu thotë se Rama ka detyrim që të respektojë këtë marrëveshje që është nënshkruar edhe nga ndërkombëtarët.

I pyetur pse Rama refuzon listat e hapura, Mediu nënvizon se ai dhe të tjerët i konsiderojnë deputetët si qënie politike të pavlerë.

Prononcimi i plotë

Ka një marrëveshje të nënshkruar nga palët dhe ndërkombëtarët që produkti i Këshillit Politik do votohet pa ndryshim në Parlament dhe Edi Rama ka detyrim të respektoj këtë marrëveshje. Rama dhe të tjerë nuk janë për lista të hapura sepse deputetët i konsiderojnë qënie politike pa vlerë të detyruar të votojnë dhe binden urdhërave politike dhe jo interesave të shqiptarëve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.