Meghan ka bërë çmos për t’i shpëtuar MEXIT-it

0 12

Meghan Markle i tha me lot në sy një shoqeje të saj se ”Unë hoqa dorë nga e gjithë jeta ime për këtë familje” dhe tha që ajo ishte e gatshme të bëjë gjithçka “që duhej” për të shmangur braktisjen e familjes mbretërore, në atë që në Mbretërinë e Bashkuar u quajt si MEXIT, thuhet sipas një libri biografik kushtuar aktores së njohur.

Fragmentet nga libri i titulluar “Finding freedom: Harry and Meghan and the making of a modern Royal Family”, pretendojnë se Meghan bëri këtë rrëfim emocionues në mars, muaj pasi Duka dhe Dukesha e Sussex-it, njoftuan se ata do të tërhiqeshin si “mbretër të vijës së parë”.

Libri i nxjerrë në treg nga shtëpia botuese “The Times”, gjithashtu sugjeron që Princi Harry ishte një forcë lëvizëse prapa vendimit të çiftit për t’u larguar nga familja mbretërore dhe për t’u transferuar në Los Angeles.

”DailyMail”, nga burime të afërta ka kuptuar që Pallati i Buckinghamit ka frikë se libri do të shkatërrojë çdo shpresë të Harryt dhe Meghanit për të rindrequr marrëdhëniet e tyre me pjesën tjetër të Familjes Mbretërore.

Leave A Reply

Your email address will not be published.