Meghan Markle në gjyq: Nuk dua që kjo media të shkruajë për…

0 15

Bashkëshortja e Princit Harry, Meghan Markle, i kërkoi gjykatës të enjten të ndalojë botuesit e tabloidit ”Mail on Sunday” të botojë emrat e pesë miqve të saj që mund të jenë dëshmitarë në proceset gjyqësore në vazhdim. Meghan është duke paditur botuesin britanik ”Associated Newspapers” mbi artikujt në tabloidin ”Mail on Sunday”, që përfshijnë pjesë të një letre që ajo i dërgoi babait të saj Thomas Markle në gusht 2018.

Tabloidi justifikon botimin e letrës duke pretenduar se pesë miq të Meghan pa emër paraqitën versionin e saj të ngjarjeve në intervista për revistën amerikane ”People”. Avokatët e saj thonë se nuk është e vërtetë që ajo autorizoi miqtë e saj për t’i treguar revistës ”People” për letrën, dhe të enjten ata thanë se ”Associated Newspapers” po kërcënonin të botonin emrat e tyre.

Meghan dhe Harry jetojnë me djalin e tyre Archie në Los Anxhelos, pasi ata hoqën dorë nga detyrat e tyre mbretërore në fund të marsit, pjesërisht për shkak të ndërhyrjeve të mëdha mediatike në jetën e tyre.

Leave A Reply

Your email address will not be published.