Meri Shehu zbulon kush do ta fitojë ‘Festivalin e Këngës’ sipas parashikimit të yjeve

0 23

Astrologia e njohur, Meri Shehu ishte e ftuar në programin “Aperi Fest”, për të dhënë parashikimin e saj lidhur me këngëtarët dhe sipas shenjave të tyre të horoskopit cili mund të shpallet fitues. Meri e nisi duke thënë se këngëtarët që janë paralajmëruar në gazeta mund të dalin vërtet fitues.

Më pas duke i marrë këngëtarët me rradhë, astrologia u shpreh se fuqishëm vijnë këtë vit Ujorët dhe kësaj shenje i përket Elvana Gjata.

“Ishte një vit i mbarë për Ujorin, kanë pasur një energji shumë pozitive të cilën po e përcollën edhe për një javë mund të jenë fitues”, u shpreh Meri.

Ndërsa sa i përket Arilena Arës që është Gaforre, Meri u shpreh se nuk është në momentin e triumfit.

“Jo, nuk janë në pozicion bindës. Nuk janë në moment triumfues”, tha Meri.

Leave A Reply

Your email address will not be published.