Mesazhi i koduar i Presidentit. Koha për heqjen e barërave të këqija (VIDEO)

0 86

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur t’i përkushtohet pastrimit të kopshtit. Këtë të shtunë, përmes një video të publikuar në facebook, kreu i shtetit shfaqet me një korrëse bari.

Videoja e Metës, i veshur sportiv dhe duke punuar, brenda pak minutave është parë nga mijëra qytetarë duke u kthyer në virale. Veç mesazhit të një Presidenti ndryshe, kositja e barit duket se ka dhe një simbolikë tjetër.

Në pranverë pastrohen kopshtet nga barërat e këqija, për t’u dhënë mundësi bimëve të dobishme që të rriten. Duket se heqja e barërave të këqija nga Presidenti lidhet dhe me situatën në vend, kur “barërat” dhe “bimët” e dëmshme janë më shumicë nga Rilindja dhe kanë nevojë për “kositje” të rëndë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.