Meta: Basha ka dëmtuar rëndë demokracinë në Shqipëri

0 154

Edhe në televizionin Televizionin Shtetëror të Malit të ZI, RTCG, Presidenti Ilir Meta nuk ka harruar të sulmojë kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe kryeministrin Edi Rama.

Gjatë intervistës, Meta ka akuzuar Bashën se ka dëmtuar demokracinë dhe votën e lirë në Shqipëri. Ndërkohë, Presidenti ka theksuae se për vonesën në hapjen e negociatave dhe për ngecjen e reformave janë përgjegjës Rama dhe Basha.

“Lidershipi i opozitës ka dëmtuar rëndë demokracinë, shtetin e së drejtës dhe sistemin e llogaridhënies. Lulzim Basha ka marrë vendime të rënda dhe të papranueshme kundër demokracisë dhe votës së lirë Ngecja e reformave që na afrojnë me BE, përgjegjës Rama dhe Basha. Nevojiten reforma reale dhe jo fiktive, për forcimin e shtetit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar. BE të jetë më kërkuese ndaj Shqipërisë për zbatimin efektiv të reformave kyçe,”-tha Meta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.