Meta dekreton datën e zgjedhjeve për bashkitë pa kryetarë

0 164

Zgjedhjet e pjesshme vendore për 6 bashkitë pa kryetarë do të mbahen më 6 Mars. Presidenti Ilir Meta ka dekretuar datën mëngjesin e sotëm. Meta thotë se uron që ky proces të jetë shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë.

“Të dashur qytetarë, Sapo dekretova caktimin e datës 6 mars 2022, për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë. Uroj që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë”, shkruan Meta.

Edhe pse deri më tani KQZ ka kthyer përgjigje vetëm për 3 vakanca, Ilir Meta u shpreh se zgjedhjet do të bëhen në 6 bashkitë e vendit që janë pa kryetar, ndërsa shtoi se mori garancinë nga Taulant Balla, që PS nuk do e bojkotojë procesin.

Ditën e djeshme Meta takoi për konsultim vetëm socialistët. Kjo solli edhe reagimin e Partisë Demokratike përmes sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi. Ai e cilësoi konsultimin mes Ballës dhe Metës si një takim të radhës mes trekëndëshit të Bermudës.

 

Bashkitë që kanë mbetur pa kryetar

1- Bashkia e Shkodrës – Pasi kryetari i dalë nga zgjedhjet, Valdrin Pjetri ra në “rrjetën” e dekriminalizmit.

2- Bashkia e Vorës – Pasi kryetari Agim Kajmaku, po ashtu “u dogj” nga dekriminalizmi.

3- Bashkia e Durrësit – Pasi Valbona Sako dha dorëheqjen pas tërmetit të nëntorit.

4-  Bashkia e Rrogozhinës – Pasi kryetari Haxhi Memolla ndërroi jetë.

5- Bashkia e Dibrës – Pasi Dionis Ymeri la postin për të kandiduar si deputet.

6 – Bashkia e Lushnjës – Pasi Fatos Tushe u shkarkuar nga kryeministri Edi Rama, pas arrestimit për korrupsion.

Leave A Reply

Your email address will not be published.