Meta flet për herë të parë pas protestës në PD: Tirana e Shkupi të mos ndahen për negociatat

0 161

Presidenti Ilir Meta ka ndryshuar qëndrim sa i takon hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. I ftuar në “Click Plus” në Maqedoni, Meta deklaroi se nuk dëshiron që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Meta tha se duhen shtuar përpjekjet që të dyja vendet të shkojnë së bashku drejt kësaj rruge, duke gjetur një zgjidhje me Bullgarinë që çështjet bilaterale të mos bëhen pengesë për aderimit e ndonjë shteti në BE.

Meta foli edhe për “Ballkanin e Hapur”, për të cilën tha se nuk mund të bëj avokatin e një nisme që deri më tani 3 herë e ka ndërruar emrin. “Nisma nuk është gjithëpërfshirëse, më shumë ka pasur debate mbi këtë nismë se sa rezultate”, u shpreh kreu i shtetit shqiptar.

Meta ka komentuar edhe zhvillimet në Partinë Demokratike. Ai sulmoi kreun e opozitës duke theksuar përgjegjësia për dështimin e saj i takon Lulzim Bashës. “Përgjegjësia ekskluzive për dështimet e opozitës i takon Lulzim Bashës”, tha mes tjerash presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.