Meta zbardh pazaret e fshehta të Bashës me Ramën

0 165

Presidenti Ilir Meta u shpreh se Lulzim Basha i dha mandatin kryeministrit Rama. Ai tha se Basha bëri lojën e Ramës.

Ky ka qenë shtet i kapur 100% duke kapur Lulzim Bravën të parin. Të cilin prej 1 viti, para se të linin mandatet, Ilir Meta atij, Sali Berishës e të gjithë të tjerëve u ka thënë në asnjë mënyrë një gjë të tillë dhe ata e bënë qëllimisht. Dhe ata qëllimisht i lanë edhe Reformën në Drejtësi Edi Ramës, pavarësisht se presidenti bëri çdo gjë që ata të merrnin pjesë në atë reformë. Presidenti bëri çdo gjë për të shmangur përplasjen, konfliktin, duhet të vriteshin njerëz me patjetër në 8 qershor dhe bëri çdo gjë për të shmangur këtë konflikt. Dhe Lulzim Basha jo vetëm caktoi datën 13 tetor, por nuk pranoi të regjistrohej në 13 tetor. Lulzim Basha bënte lojën e Edi Ramës për të kapur të gjitha institucioneve dhe për të vënë nën presion presidentin e Republikës dhe qytetarët shqiptarë që mafia dhe oligarkët e Shqipërisë të merrnin një mandat tjetër, nuk kanë asnjë të drejtë morale të flasin dhe të shtrembërojnë faktet dhe të vërtetat për presidentin e Republikës.

LSI ka patur politikë të qartë kundër kanabisit. Ka folur edhe Lefter Koka. LSI ka patur politikë të qartë edhe kundër koncesioneve”, tha Meta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.