Ministrat e Brendshëm të BE-së: Kufijtë rihapen më 1 korrik

0 40

Lajme të mira vijnë për kufijtë në Europë. Ministrat e Brendshëm të BE-së, arritën një marrëveshje të përbashkët për të rihapur kufijtë e jashtëm të BE-së, duke filluar nga data 1 korrik 2020. Edhe pse dokumenti përfundimtar do të përpilohet javën e ardhshme, duket se vetëm pas kësaj date Europa e Bashkuar do të jetë e arritshme për turistët jashtë Unionit. Në prag të sezonit turistik, vendet e BE po lëviznin në mënyrë të pavaruar për të rihapur kufijtë por jo gjithmonë po bazohen në reciprocitet.

Komisionerja europiane për Punët e Brendshme të Unionit, Yllva Yohansson, deklaroi se ka ardhur momenti kur duhet të eliminojmë të gjitha kufizimet në kufijtë e brendshëm dhe kontrollet kufitare. Nëse çështja e kufijve të brendshëm europian është më e lehtë për tu zgjidhur, ajo e kufijve të jashtëm ishte më e ndërlikuar.

Ministrat e jashtëm francezë dhe italianë, u takuan në Romë për të provuar të gjejnë një pozicion të përbashkët, një hap thelbësor për lëvizjen e lirë brenda Kontinentit të Vjetër dhe kufijtë e jashtëm. Vendimi i fundit i Ministrave të Brendshëm të BE, vjen pas një presioni të fortë nga industria e turizmit në të gjithë Europën për të përshpejtuar rihapjen e kufijve të brendshëm e të jashtëm të BE-së, edhe pse ka rreziqe ende

Leave A Reply

Your email address will not be published.