Ministri Çuçi nga Ura e Mifolit: Në Vjosë situata e stabilizuar, FNSH të jetë në gatishmëri

0 298

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ndodhet në qytetin e Vlorës në Urën e Mifolit, një nga zonat më problematike në jug të vendit sa i takon përmbytjeve. Ai tha se qeveria ka gati projektin për ndërtimin e një argjinature pre 650 m drejt grykëderdhjes së Vjosës, që do shmang përmbytjet në zonat bujqësore dhe të banesave.

”Shtati i Emergjencës ka qenë 24 orë në gatishmëri me të gjitha institucionet që janë të përfshira në këtë menaxhim të situatës, për fat të mirë sot situata në Vjosë është e stabilizuar,falë disa ndërhyrjeve që ne po i bëjmë nga sipër dhe duke zbritur poshtë, situata po përmirësohet nga vitit në vit, mbetet projektimi i papërshtatshëm i Urës dhe besoj se asaj do ia gjejmë një zgjidhje që ta çlirojmë dhe që sjell problem për përmbytjen.

Falë ndërhyrjeve që kemi bërë dukë filluar nga pjesa e Mallakastrës e deri në Novoselë, ku kemi projektin e fundit për një argjinaturë 650 m drejt grykëderdhjes besoj e situata do të ndryshoj dhe se edhe me këto intensitete do i përballojë që të mos përmbyten tokat bujqësore e aq më pak shtëpitë.

Edhe për pjesën tjetër, prefekti më informon që gatishmëria është e plotë, po punohet te pjesa delikate. Kam dhënë urdhër që edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të jenë në gatishmëri të plotë për t’ju përgjigjur çdo nevoje të mundshme gjatë këtyre ditëve”, tha Çuçi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.