Misteri i vendit me pak maska, shumë festa por asnjë viktimë nga Covid-19

0 411

Bota është prej muajsh në luftë të egër me Covid-19. Teksa Europa po përgatitet për një valë të dytë, ka një shtet që ende nuk ka pasur viktima nga virusi vdekjeprurës.

Bëhet fjalë për Gjibraltarin, fqinjin e Spanjës që sot për sot është vendi evropian më i goditur nga Covid-19. Në Gjibraltar ka vetëm 334 të infektuar që nga fillimi i pandemisë dhe 0 viktima, pavarësisht se masat kanë qenë shumë më të lehta.

Gjibraltari është vend i vogël me rreth 33 000 banorë, por nëse analizohen të dhënat për 100 mijë banorë, sërish është më mirë sesa Spanja. Në këtë shtet përdorimi i maskës është i detyrueshëm vetëm në vende publike të mbyllura, ndërsa këshillohen personat mbi 70 vjeç që të mos dalin nga banesat, pasi çdo shërbim do t’u vijë në shtëpi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.