Moti nesër, zonat ku priten reshje shiu dhe dëbore

0 163

Ditën e Enjte, gradualisht mbi vendin tonë do të fillojë depërtimi i masave ajrore të  paqëndrueshme, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Moti do të nis i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit e prej mesdite pritet një shtim i vranësirave deri të dendura. Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e mesditës fillimisht në veriperëndim e pasdite reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit me intensitet të ulët e mesatar.

Në orët e mbrëmjes në lartësinë mbi 300 metra në verilindje dhe në lartësinë mbi  600 metra në juglindje reshje bore me intensitet deri mesatar.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 10m/sek  shoqëruar  me një valëzim i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

  • në zona malore -3 deri 9°C
  • në zona e ulëta -1 deri 15°C
  • në zona bregdetare 5 deri 15°C

Leave A Reply

Your email address will not be published.