Mposhtet Juventusi, Udinese fitore për mbijetesën

0 32

Juventusi ka dalë i mundur 2-1 nga stadiumi i Udinese-s, me golin e fitores të shënuar në minutat e shtesës nga vendasit.

Bardhezinjtë e Sarri-t kaluan në avantazh me anë të një goli mjaft të bukur të De Ligt në fundin e pjesës së parë, ndërsa me nisjen e pjesës së dytë ishte Udinese që gjeti golin e barazimit me anë të Nestorovskit.

Takimi u vendos në shtesë me golin e shënuar nga Fofana, i cili rrëmbeu një top në mesin e fushës dhe me De Ligt përballë nuk e pati aspak të vështirë të shkonte drejt portës, duke mposhtur edhe portierin.

Me këtë fitore, Udinese blindon qëndrimin në Serie A, ndërsa Juventusi sheh t’i afrohet në 6 pikë skuadra e Atalanta-s edhe pse kanë mbetur për t’u luajtur vetëm 3 ndeshje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.