Ndodh mrekullia, fshati feston lindjen e parë pas tetë vjetësh

0 368

Banorët e fshatit më të vogël të Italisë po festonin dje ardhjen e banorit më të ri, beben e parë të lindur aty pas tetë vitesh. Tashmë popullata e Morterone, komunitetit të vogël malor në Lombardi, është rritur në 29 vetë me lindjen e bebes Denis.

Prindërit e Denis, Matteo e Sara, njoftuan ardhjen e djalit të tyre sipas traditës italiane të vendosjes së kordeles, blu për djemtë dhe rozë për vajzë, në derën e shtëpisë së tyre.

Kjo ishte hera e parë që një kordele shihej në fshat që prej vitit 2012, kur lindi një vajzë. Denis lindi në spitalin Alessandro Manzoni në Lecco, dhe peshonte 2.6 kg.

Lindja e Denis vjen pak pasi të dhënat tregonin se rënia e lindjeve në Itali shënoi rekordin me vetëm 420,170 bebe të lindura në 2019.

Leave A Reply

Your email address will not be published.