Në 3 javë, 5 mijë gjoba për parkime të gabuara

0 376

Për rreth 3 muaj drejtuesit e automjeteve janë toleruar duke mos u gjobitur në rast të parkimeve të ndaluara apo edhe shkeljeve të tjera. Pas lehtësimit të masave kufizuese, Policia Bashkiake dhe Policia Rrugore kanë nisur patrullimet dhe në 3 javë në kryeqytet janë vendosur 5 mijë masa administrative.

Gjobat janë vendosur kryesisht për parkime në vende të gabuara apo edhe parkim dysh, duke shkaktuar trafik në qarkullimin e automjeteve. Në disa akse kryesore të Tiranës janë konstatuar shkelje nga ana e drejtuesve të mjeteve, të cilët kanë parkuar në korsitë e biçikletave apo në zona të tjera të dedikuara.

Tashmë drejtuesit e mjeteve duhet të jenë të kujdesshëm dhe duhet ti rikthehen zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Sa i takon akseve më problematike janë ato në zonën e ish-bllokut, në “Myslim Shyri” apo rrugë të tjera më qarkullim të lartë makinash.

Leave A Reply

Your email address will not be published.