Në zgjedhjet e 25 prillit, bashkimi i madh e përmbys të keqen!

0 378

Nga Kastriot Islami

Në një vend demokratik, qoftë edhe me demokraci shumë të brishtë, zgjedhjet kanë disa funksione: i) testimin e grupimeve politike, thënë më shkoqur cili përfqason maxhorancën dhe cili opozitën, ii) përballjen e ekipeve qëverisëse; iii) krijimin e mundësisë për rrotacion, pra alternim të pushtetit. Këto funksione të zgjedhjeve realizohen kur zgjedhjet janë të lira e të ndershme, ose minimalisht të pranueshme. Këto funksione vihen në dyshim kur maxhoranca në pushtet manipulon zgjedhjet. Në përgjithsi, zgjedhjet manipulohen, pra nuk janë të lira e të ndershme apo in ekstremis as minimalisht të pranueshme, kur maxhoranca gjatë kater viteve (apo më shumë) të qeverisjes së saj ka kapur shtetin ose thënë ndryshe ka ngritur një rregjim jo demokratik, për të mos thënë autoritar, oligarkik, të korruptuar, kriminal që tenton të ndryhsojë vullnetin e qytetarëve duke futur duart në zgjedhje, pra duke i manipuluar.

Ky është rasti i zgjedhjeve të 25 prillit 2021 në Shqipëri. Edi Rama është drejtuesi i një maxhorance të (vetë) cilësuar Rilindje, por që në realitet përfaqson një rregjim autoritar, të korruptuar deri oligarkik, të lidhur fuqimisht me krimin e trafiqet deri edhe me mafian ndërkombëtare. Një rregjim autoritar dhe i korruptuar që ka shitur e vazhdon të shesë interesat kombëtare deri në tradhëti për të mos lejuar rrotacionin politik. Një rregjim i rrezikshëm që duke i varfëruar qëllimisht qytetarët e tij,iu ka dhënë dy mundësi ose të nënshtrohen ose të emigrojnë. Varfërimi është jo vetëm ekonomik, por qytetarët nuk kanë mundësi të arsimohen, të marrin shërbim shëndetsor apo të sigurojnë një mbrojtje sociale minimale sa për të mbajtur frymën.

Praktikisht qytetarët në masën rreth 80 përqind janë të pa shpresë, dhe kërkojnë me cdo mënyrë të realizojnë dëshirën e tyre duke ndryshuar gjëndjen. Por një pjesë të madhe kjo ju duket e vështirë deri e pamundur sepse rregjimi autoritar ua pengon me të gjitha mënyrat realizimin e dëshirës së tyre. Duket se në këto rrethana mbetet vetëm një mundësi, që këtë dëshirë të mbi 80 përqind të qytetarëve ta drejtojë një Bashkim i Madh i të gjithë atyre që janë qartësisht e pa asnjë mëdyshje në opozitë me rregjimin autoritar, të korruptuar, oligarkik, kriminal, thënë ndryshe më Edi Ramën dhe kupolën e tij që drejtojnë këtë rregjim.

Një BASHKIM I MADH i të gjithëve përvec Edi Ramës dhe kundër Edi Ramës dhe sektit që ai drejton! Si realizohet ky BASHKIM i MADH dhe a është e mundur të realizohet ky BASHKIM? Kjo është pyetja që shtrohet dhe dilema e disave që janë qartas kundër rregjimit të ngritur nga Edi Rama apo nuk e durojnë më atë, por që ose s’kanë shumë besim se ky BASHKIM mund të realizohet ose japin “argumenta” të shumtë që opozita aktuale politike, kështu sic po vepron, s’mund ta realizojë këtë BASHKIM të MADH. Këto “argumenta” qoftë edhe të arsyeshëm i nxit e amplifikon edhe propaganda diversioniste e Edi Ramës që përmes shumë metodave e mënyrave makiavelike tenton të pengojë realizimin e Bashkimit të Madh sepse e di shumë mirë se Bashkimi i Madh do të “thërmim i rregjimit të tij”.

Duhet urgjentisht menduar si të kthehet në realitet Bashkimi i Madh. Ky Bashkim është i mundshëm vetëm nëse Zgjedhjet e 25 prillit: a) nuk trajtohen thjesht e vetëm si zgjedhje te zakonshme, b) nuk trajtohen ashtu sic ndodh në një vend demokratik, pra për të për të zëvëndësuar një ekip me një ekip tjetër të qeverisjes së vëndit, c) nuk trajtohen thjesht dhe vetëm si një rrotacion i pushtetit, d) por trajtohen si përmbysje e madhe e së KEQES që në terma konkrete lidhet me zullumet dhe prapësitë e rregjimit të rrezikshëm, autoritar, të korrutopuar, të inkriminuar dhe tradhëtar të Edi Ramës.

Beteja e vërtetë e BAHKIMIT të MADH në zgjedhjet e 25 prillit do të duhet të shkaktojë/realizojë/sigurojë PËRMBYSJEN e së KEQES që është Rregjimi i Edi Ramës. Përndryshe e keqja do të vazhdojë të të rritet për tu bërë e pamundur edhe për tu përmbysur!

Leave A Reply

Your email address will not be published.