Nëse shkolla kalon online, studentët e huaj në SHBA rrezikojnë të dëbohen

0 395

Në rast se universitetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosin që të kalojnë në sistemin e mësimdhënies online për shkak të pandemisë së Covid-19, studentët ndërkombëtarë do të duhet të largohen nga vendi, ndryshe rrezikojnë të dëbohen.

Sipas njoftimit, departamenti i shtetit nuk do të lëshojë viza për studentët, cikli i studimeve të të cilëve është totalisht online. Këtu përjashtohen institucionet arsimore që do të funksionojnë përmes një modeli-hibrid, pra do të ketë përzierje klasash online dhe fizike.

Brad Farnsworth, nënkryetar i Këshillit Amerikan për Arsimin, u shpreh se njoftimi “e kapi atë dhe shumë të tjerë në befasi”. “Mendojmë se do të krijojë më shumë konfuzion dhe më shumë pasiguri”, organizata e të cilit përfaqëson rreth 1,800 kolegje dhe universitete. “Po shpresonim për më shumë vlerësim të të gjitha mundësive të tjera”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.