Nga Alibeaj te Pampuri e Çollaku, kush janë deputetët që mbështetën kreun e PD

0 201

U shoqërua me debate të ashpra, e dorëheqje mbledhja e grupit të PD pas rezultatit të zgjedhjeve të pjesshme vendore, të 6 marsit ku demokratët nuk arritën të siguronin fitore në asnjë prej 6 bashkive.

Disa prej deputetëve në mbledhjen e grupit parlamentar, kërkuan të mbahen përgjegjësi për rezultatin duke nisur nga kryetari, por për disa të tjerë, zgjedhjet e 6 marsit ishin një kurth për Partinë Demokratike.

Nënkryetari Alibeaj u rreshtua krah demokratit Lulzim Basha ndërsa u shpreh zgjedhjet e ardhshme janë në prag e për këtë demokratët duhet të nisin punën.

“Ne morëm këtë rezultat se këto zgjedhje ishin kurth për PD. Zgjedhjet janë në prag e duhet të nisim punën. E dija që do humbisnim në Shkodër. Duhet të ofrojmë pozitivitet

Të flasim hapur me demokratët” – u shpreh Alibeaj në mbledhjen e grupit të PD.

Oriola Pampuri u shpreh gjithashtu se nuk duhet ta kerkojmë fajin dhe përgjegjeësinë vetëm te Basha.

“Ne e dinim që do dilnim kështu se ishin zgjedhje kurth po normale të bashkohemi me demokratët po në terren. Mos ta kërkojmë pergjegjesine vetëm te Lulzim Basha. Kemi zgjedhjet 2023. S’kemi kohë” u shpreh Pampuri.

Në mbështetje të kryedemokratit Basha u deklaruan gjithashtu edhe deputetët Kreshnik Çollaku dhe Arbi Agalliu.

Leave A Reply

Your email address will not be published.