Ngacmoi seksualisht vajzën e tij, burg për 37-vjeçarin

0 97

I akuzuar nga vajza e tij 18-vjeçare për ngacmim seksual, Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë ”arrest me burg” për 37- vjeçarin Rodolf Merolli. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura pa prezencën e mediave.

E ëma e 18-vjeçares, në një rrëfim për mediat, kërkoi që për ish-bashkëshortin e saj Rudolf Merolli të merren masa nga drejtësia, pasi ka tentuar të abuzojë seksualisht me vajzën.

Vajza bëri një denoncim tre ditë më parë çka solli edhe arrestimin e 37-vjeçarit. Ajo kishte arritur që të regjistronte bisedat e babait, i cili dyshohet se ka qenë në efektin e hashashit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.