Nipi i Joe Biden merr vëmendjen e të gjithë botës (VIDEO)

0 292

Joe Biden u shpall zyrtarisht presidenti i 46-të i SHBA-së me një ceremoni inaugurimi madhështore, por dikush tjetër mori gjithë vëmendjen. Ai është Beau Biden, nipi i tij tetë muajsh, djali i Hunter Biden 50 vjeç dhe gruas së tij Melissa Cohen, 32.

Videoja ku Biden vallëzon me nipin e tij në krahë ndërsa shikonte koncertin e inaugurimit nga brenda Shtëpisë së Bardhë ka bërë xhiron e botës. Çifti Hunter dhe Melissa u martua në maj të vitit 2019, dy javë pasi u takuan për herë të parë dhe djali i tyre lindi në mars.

Të mërkurën në mbrëmje, presidenti shijoi këngën “Lovely Day” ndërsa kërcente bashkë me nipin. Beau i cili mori emrin e xhaxhait të tij të ndjerë, kërcente përballë ekranit ndërsa Demi Lovato këndonte.

Leave A Reply

Your email address will not be published.