Nis në Shkodër protesta për rritjen e çmimeve, manifestuesit thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne!

0 28

Paralelisht me Tiranën, protesta për rritjen e çmimeve është duke u zhvilluar edhe në Shkodër.

Në pedonalen e qytetit janë mbledhur dhjetëra qytetarë, që po manifestojnë për të disatën ditë për rritjen e çmimeve të naftës dhe produkteve të shportës.

“Bashkohuni me ne, kundër rritjes së çmimeve, kundër rritjes keqqeverisjes, bashkohuni me ne”, ishte thirrja e qytetarëve të pranishëm.

Sakaq, vlen të theksohet se në protestën e ditës së sotme në Tiranë, protestuesit do zbulojnë disa kërkesa për qeverinë dhe do vendosin afat për realizimin e tyre.

Leave A Reply

Your email address will not be published.