Nishani: Një strukturë kriminale ka kapur shtetin, situata do të tensionohet më shumë

0 36

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, parashikon se situata do të jetë edhe më e tensionuar në vijim, pasi ai thotë se shteti është kapur nga krimi. ”Duket se situata do të vijojë të jetë edhe më e tensionuar sepse Shqipëria sot, institucionet e saj, nuk është më as demokraci hibride, siç është perifrazuar, por është një shtet i kapur nga një strukturë kriminale nga të gjitha tiparet e mafies”.

Nga ana tjetër, Presidenti Ilir Meta ka parashtruar një platformë me 14 pika, për të unifikuar qëndrimin e të gjitha palëve politike me synimin e vetëm integrimin evropian. Për këtë Nishani u shpreh se është një përpjekje korrekte nga një institucion, i cili nuk rezulton të jetë i kapur.

”Sistemi i drejtësisë ka pushuar së ekzistuari në mënyrën normalen që duhet të jetë një sistem drejtësie. Reforma në drejtësi ka qenë dhe mbetet një domosdoshmëri dhe ndaj ka pasur nja angazhim të madh për këtë reformë. Ishim të bindur që brenda këtij sistemi kishim njerëz të paaftë dhe të korruptuar. Por sot është e dhimbshme të themi se pas gati 3 vitesh, drejtësia shqiptare sot është e paaftë të përballet me mafien. Kemi një mafie që ka kapur shtetin, ekonominë, që përcakton jetën e qytetarëve shqiptarë. I vetmi mekanizëm që mund ta godiste këtë është sistemi i drejtësisë por ne kemi parë që kjo drejtësi është e paaftë të përballet me mafien. Unë i respektoj misionet diplomatike të ambasadorëve. Misionet janë diplomatike dhe unë mendoj se e dua Shqipërinë dhe shqiptarët më shumë se çdo ambasador tjetër dhe flas në emrin tim dhe në gjykimin tim dhe nuk komentoj asnjë. Bie dakord me deklaratën e ambasadores së BE-së”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.