“Një anëtar, një votë”/ Risia e Bashës për ata që duan të bëhen deputetë dhe kryetarë bashkie

0 25

Këtë të dielë në mbledhjen e Kryesisë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, propozoi nisjen e procesit të përzgjedhjes, konsultimit dhe seleksionimit te kandidaturave për zgjedhjet parlamentare dhe vendore. Vendimi i Bashës është një risi, pasi për herë të parë kandidatët për deputetë dhe kryetarë bashkie do të kenë votën e anëtarësisë së Partisë Demokratike. Përfshirja e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve politikë të PD është një detyrim që u përfshi në statutin e PD me kërkesë të kreut të opozitës. PD është e vetmja parti që po zbaton parimin “një anëtar, një votë” për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet. Ky proces pritet të nisë nga 20 qershori deri në 15 shtator.

Leave A Reply

Your email address will not be published.