Nudo për kopertinën e revistës së famshme, aktorja jep mesazhin për gratë: Perfeksioni

0 354

Duke nisur nga dita e sotme në stendat e gazetave dhe revistave është edhe kopertona më e re e “Vanity Fair”. Aktorja dhe prezantuesja e njohur, Vanessa Incontrada, është personazhi i njohur që ka pozuar kësaj radhe për revistën e famshme.

”Kjo koperinë është momenti më i bukur i viteve të fundit”, ka thënë Vanessa e cila shfaqet e gjitha nudo. Ajo ka mbuluar me njërën dorë gjoksin, teksa ka qëndruar këmbë mbi këmbë për të mbuluar pjesën intime.

“Është pika e mbërritjes që e sheh trupin tim duke u bërë një mesazh për të gjitha gratë (e për të gjithë burrat): duhet që të gjithë të përballemi, të kuptojmë dhe të festojmë një bukuri të re”, ka shtuar aktorja e cila gjithmonë e ka konsideruar veten një kampione të një “ideje gjithëpërfshirëse e bukurisë dhe trupit pozitiv.

Filozofia që fton burrat dhe gratë që të pranojnë trupat e tyre duke refuzuar kanunet dhe stereotipet e imponuara, janë mesazhet që ajo jep përmes rrjeteve sociale, kundër errësimit të trupit ose ndonjë forme të ngacmimit kundër trupit dhe format e saj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.