”Nuk gëzohen në Shqipëri”/Lleshaj: Pasuritë e të ”fortëve” do të shkojnë për viktimat e krimit

0 322

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, gjatë fjalës në seancën e së kësaj të enjte në Kuvend, është shprehur se një pjesë e konfiskime dhe aseteve të sekuestruara në kuadër të OFL-së, do të shkojnë në mbështetje të viktima të krimit dhe pjesa tjetër për institucionet dhe agjencitë që luftojnë krimin. Lleshaj tha edhe se ndryshimet në projektligjin për goditjen e krimit të organizuar, do të sjellin përmirësim në luftën kundër krimit të organizuar.

”Shqipëria ka problem të madh me krimin e organizuar. Gjatë 30 viteve të fundit në vendin tonë ka qenë një periudhë e errët dhe kjo gjë duhet të marrë fund. Që të ndodhë kjo, nuk mjafton vetëm dënimi penal. Të gjitha bizneset që gjenerohen nga veprimtaria kriminale janë në fokus të aksionit të OFL-së.

Ne duhet të tregojmë se krimi nuk mund të jetë një model i suksesshëm biznesi. Ky projektligj adreson pikërisht këtë çështje. Si do të administrojmë pasuritë kriminale të konfiskuara, me ligjin e ri gjykata do të caktojë vetëm një administrator ose administrator dhe ajo do të jetë Agjencia.

Nuk ka më qindra administratorë. një pjesë e aseteve do të shkojë në mbështetje të viktimave të këtij krimi dhe pjesa tjetër tek agjencitë që angazhohen në luftën kundër krimit dhe të ndihmojë më shumë policinë e shteti. OFL-ja ka shënuar rezultate në rritje dhe aksioni është orientuar drejt parimit për të shkatërruar biznesin e krimit. Këto lloj pasurish nuk mund të gëzohen në Shqipëri”.

Letrat e OFL-së tek “të fortët” për deklarimin e pasurisë, sa kanë dhe sesi i kanë është vënë, jo gjithmonë janë konform ligjit. Edhe njëherë tjetër, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, (SPAK) del kundër operacioneve të OFL-së. Mësohet se SPAK i ka dërguar mbrapsht 80 pasuri të sekuestruara nga Operacioni Forca e Ligjit, pasi janë sekuestruar në kundërshtim me aktin normativ. Në një njoftim për mediat, SPAK sqaron se nga 243 pasuri të dërguara për sekuestro, janë marrë për vlerësim në gjykatë, 102 pasuri. Nga këto 102 pasuri, 80 prej tyre janë liruar, duke e lenë numrin e pasurive të sekuestruara në vetëm 20.

Leave A Reply

Your email address will not be published.