Nuk ka më dieta që prej janarit, qeveria i ka 250 mijë lekë borxh çdo polici

0 309

Prej dhjetë muajsh asnjë polic nuk ka marrë asnjë nga dietat që u takon për punë e bëra jashtë qytetit, apo juridiksionit të drejtorive, komisariateve dhe reparteve ku bëjnë pjesë. Kreu i sindikatës së punonjësve të policisë së shtetit, Sadetin Fishta, thotë se një polici, shteti i detyrohet rreth 2.5 milionë lekë të vjetra, dietat të papaguara.

”Ka që në janar të këtij viti, një pjesë e reparteve speciale, një pjesë tjetër që nga marsi i këtij viti, që kanë kryer me qindra shërbime jashtë rrethit dhe që kanë konsumuar ligjërisht të drejtën për të marrë dietat, për kohën që ata kanë punuar. Vetëm sot, shteti, një punonjësi policie i ka borxh 250 mijë lek të reja, për t’i likujduar për dietat për punën që ka kryer”,-thotë Fishta.

Nga ana tjetër, ai paralajmëron se nëse gjendja vazhdon e tillë, do të merren vendime nga ana e degëve sindikale. Për më tepër, ai nënvizon se së fundmi është bërë problem edhe bllokimi i pagesave për orët shtesë dhe orët e natës.

“Do bëhet një mbledhje e përgjithshme edhe të degëve sindikale të forcave speciale. Nëse do të vazhdohet me këtë situatë, do të merret një vendim që të refuzohet dalja në shërbime jashtë rrethit, përsa kohë qeveria nuk bën pagesat e dietave”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.